Tensionet me SHBA-në, Venezuela miraton ligj me deri në 20 vite burg për pirateri dhe bllokada
Fotografi mahnitëse kanë fiksuar 40 fise duke konkurruar mes tyre, në veshje, këndim dhe vallëzim. Festivali zhvillohet në Papua të Guinesë së Re. Në fotot e publikuara shikohen burrat e fisit Chimbu të ngjyrosur me skelet njeriu, ndërsa burrat e fisit Mudmen ishin të mbuluar me baltë. Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur irlandez Trevor Cole.
“Burrat e fisit Chimbu dhe Mudmen na lejuan t’i fotografonim teksa ato zbukuroheshin me veshjet e tyre tradicionale. Ndërsa fiset e tjera ishin pak më të ashpër me ne, por megjithatë një pjesë të mirë prej tyre i fotografuan. Është mahnitëse kur sheh që fiset konkurrojnë mes tyre në festival, për veshjet, këngët apo vallëzime. Turistët nuk para vijnë në këto anë, por më besoni kultura e këtyre fiseve është një pasuri më vete”, u shpreh Cole.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel