Portugalia mund të hyjë në kalendarin e Botërorit të Formula 1 me pistën e Portimaos që mund të presë 2 gara dhe e gjithë kjo mund të ndodhë nëse do të anulohet edhe gara në Rusi.
Një zëdhënës i cirkuitit portugez ka folur për portalin motorsport.com ka bërë të ditur se po zhvillohen tratativa solide me Liberty media. ‘ashtu sic e tha edhe Ross Brown, ekziston një mundës-tha zëdhënësi i pistës së Portimaos-për momentin nuk është konfirmuar asgjë dhe po bëjmë gjithcka të sjellim Formula 1 këtu. Kemi gjithçka që duhet’.
Nëse tratativat do të mbyllen me sukses, Portimao mund të presë Çmimin e madh të Portugalisë në 27 shtator dhe atë të Algarves në 4 tetor.
herën e fundit që është zhvilluar një garë e Formula 1 në Portugali, ishte në 1996 në pistën e Estorilit pranë Cascaisit 25 km larg Lisbonës dhe gara u fitua nga Jacques Villneuve me Williams Renault. në dhjetor të 2008 dhe janar të 2009, në Portimao janë zhvilluar disa teste të Formula 1
Top Channel