Pak ditë më parë, autorja e sagës më të famshme në historinë e filmit “Harry Potter”, J.K Rowling bëri disa deklarata të forta në Twitter kundër komuntitetit transgjinor.
Fjalët e saj kanë tronditur rrjetin duke u bërë lajm në të gjithë botën. Tashmë yjet e “Harry Potter” kryesisht aktorët që kanë patur role thelbësore, kanë reaguar ashpër duke dalë hapur kundër autores që i bëri të famshme.
Por çfarë ka thënë J.K Rowling që ka irrituar miliona njerëz duke nxitur debate të forta online?! Ja çfarë shkruan ajo…
“Opinion: Të krijosh një botë më të barabartë pas Covid-19 për njerëzit që menstruojnë. “Njerëzit që menstruojnë? Nuk ka një fjalë për këta njerëz. Më ndihmoni pak se e kam harruar, ndoshta diçka që ka lidhje me gratë. Nëse seksi(gjinia) nuk është më diçka reale, atëherë realiteti i jetuar nga gratë në të gjithë botën duhet të fshihet. Unë njoh dhe i dua personat transgjinorë, por të fshish konceptin e gjinive, i heq mundësinë shumë personave që të diskutojnë për jetën e tyre. Nuk është urrejtje kur thuhet e vërteta.”
Këto deklarata dhe opinione të saj u kundërshtuan menjëherë nga publiku si edhe aktorët britanikë të “Harry Potter”.
“Më vjen keq që për shkak të këtyre fjalëve ju tashmë e pëlqen më pak Harry Potter. Po kështu ndihem edhe unë” -reagoi Daniel Radcliffe i zhgënjyer.
Emma Watson, Rupert Grint dhe aktorë të tjerë kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje komunitetit të transgjinorëve.
Top Channel