U largua në studio prej tij/ Dejvi i kërkon “falje” Margaretës me një buqetë me lule…

14/06/2020 14:58

Javën e kaluar në rubrikën “PërPuthen” ndodhi një situatë aspak e hijshme mes Margaret dhe Dejvit. Gjatë takimit që ato kishin së bashku, Dejvi tentoi t’i rrëmbej një puthje Margaret ndërsa kjo e fundit refuzoi dhe zgjodhi që të largohet nga takimi.

Teksa ishin duke komentuar takimin në studio, gjendja mes tyre u acarua sërish në momentin që Dejvi nuk i kërkoi falje Margaretës për atë veprim. Edhe në këtë rast, për të mos agravuar më shumë situatën, Margaret zgjodhi që të largohet nga studio. Mirëpo një sqarim për sa ndodhi ato e dhanë në studio. Margaret tha se duke e ditur se Dejvi ka një karakter shumë të fortë, ndjekjen nga mbrapa që ai i bëri në momentin që ajo u largua nga studio, e nënkuptoi si një falje. Ndërsa Dejvi për të qetësuar situatën dhe duke qenë se e ka të vështirë të thotë “më fal”, kishte vendosur të surprizonte Margaretën me një buqetë me lule në ngjyrë të bardhë, si një shenjë paqeje mes tyre.

Margaret: Vendimi im ka qenë i nxituar dhe Dejvi që më ndoqi mbrapa do të thotë që më ka kërkuar falje, kështu e ka perceptuar publiku. Në një farë mënyrë fakti që Dejvi doli nga studio ishte falje.

Dejvi: Nuk ishte debat shumë i ashpër se janë karakteret tona të ngjashme. Lulet nuk janë të kuqe janë të bardha dhe përfaqësojnë paqen. Janë lule paqeje. Këtu flasim një paqe momentale dhe kjo është një farë falje në një lloj mënyre.

Margaret: Faktin ku e pashë Devin pa mjekër u habita dhe thash se ka ndryshuar mendje. Ai nuk thotë më fjalë, por këto janë gjeste që ai thotë më fal dhe unë nuk dua të agravojë më shumë këtë situatë.

Dejvi: Unë mendoj se kam bërë një gabim shumë të vogël, reagimi im ka qenë i tepruar. Margaret nuk është i detyruar të më zgjedhë, por ajo e kupton sa të vështirë e kam të bëj këto gjeste.

Margaret: Fakti që ai ka reaguar i ka dhënë një lloj fryme sikur Dejvi ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Dhe unë realisht që e kam ndjekur dhe qëndrimi im i ftohtë transmeton sikur nuk jam me nerva. Unë mund të jem shumë e acaruar dhe nuk mund të bërtas, gjërat vijnë natyrshëm, për të evituar këto unë zgjodha të largohem.

Dejvi: Unë i kam kërkuar diçka Margaret, që të afroheshim bashkë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA