Polonia e pranoi se ka pushtuar gabimisht për pak kohë Republikën Ceke muajin e kaluar, një incident ky të cilin ministria polake e mbrojtjes e përshkroi si “keqkuptim”.
Trupat polake, që kishin shtuar patrullimet në kufi si pjesë e masave kundër koronavirusit, kishin zënë pozicion në një kishë të vogël, e cila në fakt ndodhej në anën ceke të kufirit. Ata kanë qëndruar atje për disa ditë. Ushtarët polakë I kanë ndaluar vizitorët ceke që të hynin në kishë, dhe në fund, autoritetet ceke vendosën të reagojnë duke kontaktuar më Varshavën. Incidenti ndodhi në Moravi, në verilindje, në një zonë që formon pjesë të rajonit historik të Silezisë, pjese e të cilit shtrihet edhe në Republikën Ceke.
Polonia e përshkroi incidentin si “gabim”, por ministria e jashtme ceke tha se ende po pret një shpjegim zyrtar për ngjarjen. Kisha ndodhet rreth 30 metra brenda territorit cek. Sipas shtypit vendas, arsyet përse ushtaret polake vendosen ta bëjnë këtë inkursion të shkurtër, nuk dihet ende, ndërsa nuk është sqaruar sesa zgjati saktësisht kjo aventure. Por ana polake pretendon se ishte një keqkuptim, i cili është sqaruar tashmë.
Top Channel