Traditat folklorike dhe etnografike, ne i njohim në çdo krahinë duke udhëtuar qark Shqipërisë, dashur a padashur. Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë, një qytet të cilit duhet t’i shprehim mirënjohjen për sa ka lënë pas. Por realiteti sot, sa ndikim ka në ndërgjegjen tonë? Përmes “Fshatrave të Shqipërisë”, Ilnisa Agolli rrëfen aktualitetin aty.

Si duket?

Në fakt Kolonja e parë nga sytë e NOLIT, nuk është më e njëjta: “Sa vend i bukur, shkruan ai. Kur ta shpallim Shqipërinë Republikë, do të ndërtoj atje një kasolle dhe çdo behar do të shkoj pushimet në fshatin e stërgjyshërve të mijë”. LESKOVIKU si një vatër e mbushur me histori të lëna pas do të na njohë me të shkuarën e tij dhe njerëzit që e kanë ruajtur atë bashkë me traditën dhe folklorin. Do të njihemi me banorët e pakët të mbetur aty, prej të cilëve do të kuptojmë se atdheu është dashuri dhe dhembje e madhe. E në fund, do të kuptojmë se përse Leskoviku, ka humbur, është harruar dhe po kthehet në fshat? Po! Sa vlen sot vargu Nolian:

“Do ministra kolonjarë?

Se mbahen burra për mend

Duan kudo të jene të parë

në mexhlis e në kuvend”.

Vlen shumë! Aq sa rëndësia e një emocioni, që LESKOVIKU ta lë edhe pasi ikën prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA