Shpërthen dhuna në protestat dhe anti-protestat e racizmit në qendër të Londrës

13/06/2020 16:26

Policia e Londrës po luftonte për të ruajtur kontrollin e qendrës sot pasdite gjatë protestave të ashpra pro-statujave të së djathtës ekstreme që kërkonin frontim me protestuesit anti-racizëm të grupeve ‘Black Lives Matter’.

Të dy grupet marshuan në sheshin qendror Trafalgar Square, ku u lëshuan bomba tymi e fishekzjarre.

Aktivistët pro-statujave rrethuan monumentin e Winston Churchill, i cili ishte rrethuar me gardhe mbrojtëse nga kryebashkiaku  Sadiq Khan nag frika se mund të bëhet objekt i dhunës.

Në protestën pro-statujave shiheshin veteranë  me uniforma ushtarake si dhe njerëz të dyshimtë të së djathtës ekstreme si kreu i grupit ‘Britain First’ , Paul Golding.

Protesta te ngjashme u zhvilluan dhe ne qytete te tjera britanike.

Policët me kalë u bënë objekt i goditjeve me shishe dhe mjete të forta, teksa përpiqeshin të shtynin prapa protestuesit drejt Sheshit të Parlamentit.

Ministrja e brendshme Priti Patel tha: “Kjo është rrugaçëri e papranueshme. Shkaktarë të dhunës ose vandalizmit do të përballen me forcën e plotë të ligjit. Dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet. Jemi të kërcënuar nga koronavirusi, shkoni në shtëpi e shpëtoni jetë”.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA