Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi Me flamuj kombëtar në duar drejtë sheshit Skenderbe, mijëra qytetar ju përgjigjen ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje në 15 vjetorin e themelimit. Por, më tepër se për të festuar ata thonë se u mblodhën për të protestuar kundër pushtetit.
Ceremonia u hap me këndimin e himnit kombëtar, duke e mënjanuar tërësisht atë shtetëror. E derisa ju drejtua turmës, kryetari i partisë më të madhe në vend dhe opozitare, Albin Kurti tregoi se Vetëvendosje do të themelohet edhe në Shkup, përvec në Tiranë e diasporë.
Gjersa simpatizantët thërrisnin emrin e tij, Kurti tha se do të kthehen me protesta kur Qeveria Hoti t’i kthehet negociatave me Serbinë.
Ndërsa anëtarët e tjerë premtuan se vendi shpejt do të shkojë në zgjedhje. Përkundër shumë deklarimeve, tubimi u përcoll me mosrespektim të masave mbrojtëse ndaj coronavirusit, mbajtje të distancës e maskës.
Top Channel