Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Drynjaja, ishte i ftuar mjeku anestezist Vasil Llajo. Gjatë fjalës së tij ai foli mbi rëndësinë e testimeve serologjike për COVID-19 dhe shtoi se tashmë dhe klinikat private siç është Laboratori Intermedica e ofron këtë shërbim.
Denis Dyrnjaja: Aktualisht ju i bëni këto analiza?
Vasil Llajo: Duhet bërë vetëm nga laborator që janë të akredituara me ISO 15.189 dhe sidomos të kenë në listën e tyre akrediton testin dhe jo strukturën laboratorike. Për mua duhet të jenë të akredituara me ISO 15.189 dhe bile në listën e tyre duhet të kenë të kredituar testime virale. Në listën tonë janë të future testime serologjike virale që mund të jenë të grupit ORSI, HIV-i, Heptatiti B, Hepatiti C, dhe ka shumë rëndësi që të kesh të akredituar këtë sepse prezenca e ARN në Hepatitin C apo në HIV-in të ndihmon të kesh një provojë për të shmangur rrezikshmërinë e reaksioneve të kryqëzuara.
Denis Dyrnjaja: Sa janë njerëzit e interesuar për të bërë këtë lloj analize dhe çfarë keni bërë juve për të ndërgjegjësuar ata se kjo është e rëndësishme në raport me gjendjen.
Vasil Llajo: Ne deri më tani nuk i kemi ndërgjegjësuar njerëzit. Ne kemi respektuar vendimin e komitetit teknik që ka qenë deri më tani që ka qenë e centralizuar. Por mendoj që sot është momenti që të hapet sepse nuk ka konflikte mes laboratorëve shtetërore apo private, sepse në fund të fundit qëllimi është i njëjtë, i shërbehet një testimi masiv të popullatës mbi studimet epidemiologjike apo edhe për vaksinën.
Top Channel