Spiropali siç nuk e keni parë më parë, ia merr Valles së Tropojës gjatë pritjes së fundvitit
26/12 14:43
Aktorja e famshme hollivudiane Sharon Stone do të publikojë së shpejti autobiografinë e saj, të titulluar “The Beauty of Living Twice” ku tregon disa histori personale.
Gjatë një interviste radiofonike, ylli i “Basic Instinct” tregoi se si vite më parë është goditur nga rrufeja në shtëpi.
“Unë po hekurosja një mbrëmje ndërkohë që moti ishte shumë i keq. Në prag të shtëpisë kisha një pus dhe po mbushja hekurin me ujë. Njërën dorë e kisha në rubinet, tjetrën mbi hekur dhe pusi u godit nga një rrufe që më kapi nëpërmjet ujit” -rrëfeu ajo.
Goditja e madhe jo vetëm që e rrëzoi përtokë 62-vjeçaren por e çoi nga dhoma në kuzhinë ku më pas humbi ndjenjat.
Top Channel