Rezidenti qëllon për vdekje 21 vjeçaren për keqtrajtimin e qenit të saj

12/06/2020 20:51

21 vjeçarja Isabella Thallas, ishte duke shëtitur qenin e saj në Denver, SHBA, kur policia thotë se 36 vjeçari Michael Close, e qëlloi me armë nga dritarja e apartamentit të tij.

Policia tha se sulmuesi kishte pasur një debat me viktimën për mënyrën sesi ajo po i fliste qenit të saj, teksa nxiste kafshën të kryente nevojën.

Policia tha se fillimisht Michael Close i kishte kërkuar Thallas të ndalonte të bërtiturat ndaj qenit të saj. Dyshja nisi të debatonte dhe më pas Close i drejtoi armën Isabelës dhe të dashurit të saj Darian.

Dokumenti i policisë thotë më tej: “I dyshuari ishte përfshirë në një përplasje verbale me viktimën në lidhje me mënyrën sesi ajo po e nxiste qenin të kryente nevojën. Më pas i dyshuari e qëlloi atë me armë nga apartamenti i tij”.

Policia e Denver thotë se Close përballet me akuza të vrasjes së gradës së parë dhe sulm i rëndë.

Darian, i cili po rekuperohet në spital, thotë se u përpoq të mos i vinte veshin thirrjeve të Close por thotë se ai e qëlloi dy herë, dhe vrau të dashurën e tij.

Nëna e Isabella shkruante në Facebook: “Sot humbëm një bijë, motër, mbesë, mike. Zoti e thirri atë të kthehej dhe ajo po prehet me të. Ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë deh jetën e Isabellas, duke u treguar pozitivë.”

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA