Këtë vit, Forumi i shtatë vjetor Global mbi Nikotinë (GFN), e vetmja konferencë ndërkombëtare e përqendruar në rolin e produkteve më të sigurta të nikotinës në zvogëlimin e dëmeve të lidhura me duhanpirjen, zhvillohet online (e enjte 11 / e premte 12 qershor) për shkak të COVID-19.
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik dhe kontrollit të duhanit po theksojnë nevojën që 1.1 miliardë duhanpirës dhe miliona të rritur që janë larguar nga konsumi i cigareve, të kalojnë në produkte të kontrolluara të nikotinës si vape (cigare elektronike), leukoplast me nikotinë dhe produktet e duhanit me ngrohje, të njohura si duhan me risk të reduktuar.
Tridhjetë ekspertë flasin mbi tema të larmishme që lidhen me nikotinën, përfshirë provat e fundit mbi ndërveprimin midis nikotinës, duhanpirjes dhe COVID-19; ndikimi i keq përcaktimit të qëllimshëm të së ashtuquajturës ‘EVALI’sëmundjae mushkërive nga përdorimi i kapsulave me THC në vend të nikotinës; paniku moral mbi nivelin e duhanpirjes tek të rinjtë duke marrë përparësi mbi shëndetin e miliona duhanpirësve të rritur dhe efekti iFilantropisënë shëndetin publik global.
Duhanpirja është shkaku i vetëm më i madh i sëmundjes jo të transmetueshme (NCD). Vret gjysmën e atyre qëkonsumojnë cigare. Studimi Problemi Global i Sëmundjes vlerëson se pirja e drejtpërdrejtë e duhanit është përgjegjëse për 7.1 milion vdekje të parakohshme në 2017, duke shtuar 1.2 milion vdekje që i atribuohen tymit të dorës së dytë.
Për dekada të tëra është e njohur se është djegia e duhanit, çlirimi dhe thithja e tymit të tij që shkakton sëmundjen. Nikotina në vetvete nuk është kancerogjene. Kolegji Mjekësor Mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar pranoi në një raport të vitit 2016 se “çdo rrezik afatgjatë i nikotinës ka të ngjarë të jetë me pasoja minimale krahasuar me ato që lidhen me përdorimin e vazhdueshëm të duhanit”.
Ndonëse përpjekjet për kontrollin e duhanit të udhëhequra nga agjensi ndërkombëtare si OBSH kanë ulur normat globale të duhanpirjes, por mbetet ende shumë për të bërë. 80% e duhanpirësve në botë jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, që janëmë pak të gatshëm për të zbatuar masat e kontrollit të duhanit dhe me sisteme të kujdesit shëndetësor jo shumë të afta për të përballuar sëmundjen e duhanpirjes.
Shumë duhanpirës mund t’ia dalin të lënë cigaren vetëm ose me ndihmën e terapisë zëvendësuese të nikotinës (NRT). Shumë nuk ja dalin dot, ose as nuk munden të përballojnëterapinë NRT. Kur janë të disponueshme dhe të përballueshme, produktet e sigurta të nikotinës si ‘vape’ dhe ‘snus’ u japin duhanpirësve më shumë mundësi për të hequr dorë nga duhani me djegie.
Kontrolli ndërkombëtar i duhanit operon përgjatë linjave ndaluese, pavarësisht se qasjet e reduktimit të dëmit integrohen me sukses si përgjigje ndaj shumë çështjeve të tjera të shëndetit publik që nga vitet ’80.
Drejtuesi i konferencës GFN, Profesor Gerry Stimson, profesor në Imperial College London dhe ish-profesor nderi në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha:
“Reduktimi i dëmit të duhanit është shëndet i mirë publik. Fillon me njerëzit që kanë rëndësi, njerëzit që pinë duhan dhe njerëzit që kanë kaluar në një alternative të zgjedhur, kjo nxit dhe inkurajon ndryshimin. Ulja e dëmit të duhanit nuk kundërshton kontrollin etij; por duhet të jetë pjesë e saj.”
“Aktualisht, pengesat për miratimin e gjerë të duhanit me risk të reduktuar përfshijnë Fondacionet e mëdha filantropike në SH.B.A. me shikim miopik të kontrollit të duhanit, krijimi ikategoriveqë nuk duhet të ekzistojnë, dhe organizatat ndërkombëtare që përkushtohen në një pamje të ngushtë të asaj që përcakton suksesin. Komuniteti global i shëndetit publik duhet të jetë më ambicioz për atë që mund të bëhet – si dhe të ketë një dozë të shëndetshme dhembshurie për individët që jetojnë me pasojat e mosveprimit, nga të cilët rreth shtatë milion do të vdesin këtë vit.”
Profesori David Sweanor, nga Qendra për Ligjin Shëndetësor, Politikën dhe Etikën në Universitetin e Ottawa, ishte folës në GFN. Si avokat, ai ishteaktiv në rregullimin e produkteve të duhanit dhe në paditë kundër kompanive të këtë industri. Ai tha:
“Konsumatorët në shumë vende përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Islandën dhe tani Japonia kanë treguar se kur u jepet mundësia, kalojnënë alternativat eduhanit. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse njerëzit kanë akses në një gamë të gjerë të alternativave të duhanit me risk të reduktuar, nëse ata marrin informacion mbi rrezikun e mundshëm, dhe nëse shtyhen drejt këtyre opsioneve përmes një rregullimi inteligjent, proporcional me rrezikun? Mundësia që kemi është të ndryshojmë rrënjësisht rrjedhën e historisë së shëndetit publik, duke i lënë cigaretpas në histori.”
Kryesisht, Global Forum on Nicotine financohet vetëm përmes tarifave të regjistrimit. Këtë vit, ai ofrohet falas dhe kosto e tij po mbulohet nga organizatorët. Ky eventzhvillohet me dyer të hapura. Konsumatorët, vendimmarrësit, akademikët, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik marrin pjesë së bashku me përfaqësues nga prodhues dhe shpërndarës të produkteve të nikotinës së sigurt. Organizatorët e eventit besojnë se dialogu dhe angazhimi strategjik i të gjithë palëve të interesuara të përfshira në përdorimin e duhanit dhe nikotinës, kontrollin dhe prodhimin është mënyra e vetme për të realizuar ndryshimin e vërtetë, të qëndrueshëm – si për praktikat e industrisë ashtu edhe për rezultatet e shëndetit publik që lidhen me pirjen e duhanit.
Top Channel