25/12 23:46
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma e Fiks Fare. Teksa po flisnin për plazhet dhe mënyrës se si duhet të vishemi apo të sillemi në to.
Paloma tha se vajzat shqiptare janë më të bukurat në botë dhe nuk kanë nevojë për t’u ekzagjeruar. Ndër të tjera tha se dhe në të kaluarën, kur njerëzit kanë qenë thuajse të gjithë një shtresë shoqërore paragjykimi ka ekzistuar, madje është trashëguar dhe tek brezi i ri.
“Gocat shqiptare janë më të bukura në botë, nuk kemi nevojë për t’u ekzagjeruar. Jemi mësuar me paragjykimin dhe atëherë kur njerëzit kishin njësoj paragjykoheshin. Këtë gjë e ka trashëguar dhe brezi i ri”, u shpreh Paloma.
Top Channel