
23/02 22:38
Lionel Messi ka dhënë një mesazh tejet emocionues në një nga reklamat e fundit publicitare të Adidas.
Ylli argjentinas ka deklaruar se të qenit larg fushave, prej pandemisë së koronavirusit e ka bërë atë të mendojë jetën tejet thellë, dhe tani sipas tij më e rëndësishmja për të është lumturia.
“Si çdo lojtar tjetër, unë thjesht dua të luaj përsëri. Sepse, të luash futboll e ka një çmim. Me njerëzit që na ndjekin është edhe më bukur. Të mos harrojmë se ne jemi edhe frymëzimi i të tjerëve. Ndoshta trofeu më e rëndësishëm nga të gjithë në këtë situatë është rikthimi i lumturisë për të gjithë. Tani që futbolli është rikthyer, unë jam gati të luftoj për këtë qëllim”, u shpreh argjentinasi.
Top Channel