Autorja zyrtare e familjes mbretërore britanike ka thënë sot në kundërpërgjigjeve të akuzave të Meghan Markle, se gruaja e princit Harry ka nisur konfliktet vetëm katër ditë pas martesës së saj.
Shkrimtarja Lady Colin Campbell tha në një intervistë me të përditshmen Daily Star, se dukesha e re u martua me princin Harry të shtunën më 19 maj 2018, ndërsa nisi shkendijat me anëtarët e familjes të mërkurën më 23 maj, në ditëlindjen e 70-të të princit Charles
Lady Colin Campbell, njihet për librin e saj best-seller të vitit 1992, “Diana in Private”, ndërsa shtoi në intervistë se “familja mbretërore kishte dëshiruar që Meghan të ishte e suksesshme”, por sinjalet për të kundërtën erdhën shumë shpejt.
Lady C bëri zbulimet e saj në prag të publikimit këtë muaj të librit të shumëpritur “Meghan e Harry: Historia e vërtetë”.
Ajo pretendon se e ka shkruar librin si dikush që është “pozitiv dhe i interesuar” që Meghan të ishte një sukses mbretëror, por shton se duhet të tregojë “të vërtetën”.
“Unë e dija shpresën që familja mbretërore kishte te Meghan për të cilën brohorisnin qindra mijëra njerëz me ngjyrë. Të gjithë ata që njihja duke përfshirë dhe miqtë e mbretërorëve, aristokratët, dëshironin që Meghan të kishte sukses. Por shpejt u bë e qartë se nuk do të ishte një rrugë aq e lehtë dhe aq pozitive. Paralajmërimi i parë erdhi vetëm katër ditë pas martesës, kur çifti i ri erdhi në festën e kopshtit të pallatit mbretëror Buckingham Palace për 70 vjetorin e Princ Charles”.
“Diçka ndodhi aty që ma treguan më vonë dhe të gjithë ishin habitur. Ishte sigurisht diçka që nuk jepte sinjal të mirë për të ardhmen”, thotë autorja pa dhënë më shumë detaje, duke shfrytëzuar kuriozitetin e ndezur si reklamë për librin e saj.
Top Channel