Kina dënon ‘incidentin ilegal e provokativ’ të fluturimeve amerikane në ngushticën e Taivanit

12/06/2020 17:12

Kina ka dënuar sot ushtrinë e SHBA për incidentin e fluturimeve të një dite më parë në ngushticën e Taivanit, duke thënë se lëvizje të tilla shkelin sovranitetin e Kinës dhe gjithashtu ligjin ndërkombëtar.

Superfuqia aziatike e konsideron Taivanin si territorin e saj dhe kjo është një nga çështjet më delikate diplomatike me protektorin e ishullit, SHBA, mbështetja e të cilit kritikohet shpesh nga Kina.

Avioni amerikan ushtarak i transportit C-40A, versioni ushtarak i Boeing 737, kaloi në hapësirën ajrore të Taivan pa ndaluar , për çka zyra e Taivanit në qeverinë e Kinës tha se “ka dëmtuar sovranitetin tonë, sigurinë e të drejtat e zhvillimit, si dhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar e normat bazë të marrdhënieve”.

Flota amerikane tha se fluturime të tilla rutinë kryhen për arsye logjistike nga baza ajrore japoneze e Kadena drejt Tailandës, por “ishte devijuar në Taivan për t’iu shmangur një manovre stërvitore në brigjet lindore”.

Gjuajtës kinezë u ngritën dhe hynë për pak kohë në hapësirën e Taivanit për interceptimin e transportuesit amerikan.

Taivani funksionon si shtet i pavarur nga Kina dhe kontrollon hapësirën e tij ajrore.

Ndërkohë SHBA ka shtuar aktivitetin e tij ushtarak në ishullin aleat, teksa karvane të rregullta detare kalojnë në ngushticë.

Uashingtoni e Taipei nuk kanë lidhje formale diplomatike por i pari është furnizuesi kryesor i armatimeve për ishullin.

FOTO GALERI
3/5
Superfuqia aziatike e konsideron Taivanin si territorin e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA