Kievi: Rusia mund të kalojë në përshkallëzim ushtarak për furnizimin me ujë të Krimesë

12/06/2020 18:08

Ish-kryeministri i rajonit të Krimesë, Serhiy Kunitsyn tha sot se beson se rezervat e ujit janë thuajse të shteruara në gadishullin e Krimesë dhe për këtë arsye Kremlini mund të vendosë nisjen e operacioneve ushtarake për rritje të presionit ndaj Ukrainës.

“Situata e ujit atje është kritike dhe pa ndihmën e Ukrainës ata nuk mund ta zgjidhin këtë problem. Ata nuk mund të veprojnë si në Singapor ku u shpenzuan $100 miliardë dollarë për shkripëzimin e ujti të detit”, tha Kunitsyn.

Sipas tij uji që nxirret nga puset në Krime nuk është më i mjaftueshëm për popullatën në rritje të gadishullit.

“Rusia mund të nisë përshkallëzim ushtarak. Ata nuk kanë nevojë për Kherson, por për detin Kakhovka dhe daljet në zonën e Tavriysk apo Kakhovka, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të sjellë ujë në Krime. Është e rëndësishme t-i kushtohet vëmendje këtij fakti sepse e kemi parë dhe më herët në Krime e Donbas… Asokohe askush nuk e priste por ndodhi. Duhet të jemi gati,” tha Kunitsyn.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA