Presidenti amerikan Donald Trump me zgjuarsi ka vendosur që të gjitha ata që do të marrin pjesë në mitingjet e tij elektorale, të nënshkruajnë një dokument ku refuzojnë të hedhin në gjyq administratën e tij nëse infektohen me koronavirus.
Kështu mbështetësit e Trump që do të marrin pjesë në mitingun e parë të presidentit pas hapjes në Tulsa, Oklahoma, më 19 qershor, duhet të nënshkruajnë një formular online ku thuhet: ‘Duke klikuar në regjistrin e mëposhtëm, ju pranoni rrezikun teorik të infektimit me Covid-19 në vende publike dhe pranoni të mos bëni përgjegjës për këtë Donald J. Trump apo palë të tjera të lidhura me mitingun’.
Një deklaratë e ngjashme duket se përfshihet dhe në organizimin e mitingjeve të tjera për rizgjedhjen e Trump në procesin e nëntorit, ku zakonisht kryhen festime me fjalime të ndezura, me dhjetra mijëra njerëz.
Presidenti ishte ndaluar të mbante evente publike prej 2 marsit gjatë bllokadës së koronavirusit, por ka tentuar ta kompensojë këtë me mesazhet e tij të përditshme nga Shtëpia e Bardhë.
Zgjedhja e tij për mitingun e parë në Tulsa ishte e çuditshme pasi qyteti është përfshirë nga protesta të dhunshme anti-racizëm.
Koronavirusi deri tani ka infektuar 2 milionë njerëz në SHBA dhe ka vrarë më shumë se 115,000. Ndërkohë të gjitha shtetet kanë nisur zbutjen e masave kufizuese megjithë frikat e një infektimi të dytë.
Top Channel