Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti i ftuar në Wake Up në Top Channel dha disa shpjegime për shtimin e rasteve me Covid-19 në vendin tonë.
Sipas Alimehmetit numri i rasteve vjen edhe nga shtimi i numri të testeve por dhe nga pakujdesia që mund të jetë treguar ne spitale.
“Në shifrat zyrtare të publikuara nga ministria, nga 42 të infektuar, 5 janë personel mjekësor. Duhet pasur kujdes tek spitali. Mjekët janë një potencial i madh infektimi. Pra mjeku e merr nga një pacient dhe mund t’ia transmetojë të tjerëve.
Duhet të ruajmë spitalin. Kjo është lufta jonë. Lombardia përjetoi atë krizë sepse e humbi spitalin. Në vendet e zhvilluara, spitalet kanë 2 hyrje dhe disa janë dhe me dy dalje. Kanë 1 hyrje mjekët dhe një hyrje tjetër për pacientët dhe vizitorët. Ne kemi vetëm një hyrje”- tha Alimehmeti.
Mjeku i njohur u pyet edhe për testet ku tha se duhet të fillojnë testimet serologjike në popullatë.
Top Channel