Rezultate negative ne kampionat, pozicion aspak komod ne klasifikim dhe ndër te tjera e gjejnë veten mes një lumi thashethemesh se kapiteni i tyre Alban Hoxha mund te jetë pjesë e Tiranes, ky është Partizani sot.
Shumë probleme për një skuadër qe sezonin e kaluar ne këtë periudhë ishin ende te dehur nga suksesi i titullit kampion dhe për Alban Hoxhën që ngriti me duart e tij trofeun ne Selman Stermasi, Tirana ishte shumë larg mendimeve.
Jo vetëm Hoxha por Boldor Telushi dhe një pjesë e futbollistëve te klubit te kuq janë ne një periudhe prove dhe paraqitjet qe do tregojnë deri ne përfundim te kampionatit do bëjnë qe klubi te marr vendimin për ta. Kjo është arsyeja pse askush ende nuk ka rinovuar kontratën veç atyre te cilët e kanë pasur një vit plus automatikisht siç është rasti i Trashit dhe Cordeiros.
Ne një sezon te çuditshëm ku u shtua pauza e pandemisë planet e klubit mbeten pezull dhe kjo ngadalësoi procesin e rinovimeve te një periudhe ku klubi ka pësuar rënie ne klasifikim si pasojë gabimesh individuale dhe performance negative kolektive.
Situata e Alban Hoxhes nuk lë te kënaqur asnjërën pale por mbi te gjitha tifozët te cilët ndjekin nga larg se si kapiteni i skuadrës prej shumë vitesh flirton me rivalët bardheblu duke mos qartësuar situatën e tij, nga ana tjetër klubi mes deklaratash ne rrjete sociale endet për te mbuluar polemikat e deri diku për te justifikuar fjalët dhe sjelljen e portierit qe shiriti mesa duket tani i rri i madh.
Dikush duket te flasë Hoxha, Partizani ose dhe Tirana si palë e tretë ne këtë temë, qe nëse realizohet siç flitet do jetë bomba e merkatos se verës.
Ne dy ditët e ardhshme drejtuesit do te zhvillojnë një takim kokë me kokë me kapitenin i cili mungon prej ditësh ne seancat stërvitore duke pretenduar se ka një dëmtim muskular, kujtojmë këtu qe ne ndeshjen e fundit ai i cili u aktivizua në portë ndaj Kukesit ishte Aldo Teqja dhe Hoxha nuk gjendej jo vetëm ne pankinë por as ne tribunë për te ndjekur 90 minutëshin mungesë qe nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit.
Top Channel