Një nënë e dy fëmijëve në SHBA ka pësuar një ndryshim drastik të trupit, pasi i ka mbijetuar një sulmi me armë. Takieyah Reaves, nga New Jersey, i ka mbijetuar dy plumbave që ka marrë në mënyrë aksidentale, teksa ishte duke u argëtuar në një lokal nate me miqtë. Për të qëndruar ende gjallë, mjekët ishin të detyruar që t’ja linin disa nga organet e brendshme paksa të nxjerra.
Mjekët bënë çfarë mundën dhe arritën që të mbyllnin plagën që u krijua si pasojë e goditjes, megjithëse madhësia e saj është ende e evidente. Njerëzit që shikojnë këtë fenomen, mendojnë se Takieyah është shtatzëne, ndërsa kur ajo i thotë të vërtetën mbeten të befasuar.
“Nuk e mendoja që do të mbijetoja, familjes i dhashë lamtumirën e fundit. Unë i jam shumë mirënjohëse Zotit që jam ende gjallë dhe më dha një shans të dytë për të jetuar. E kam mbajtur barkun e fshehur për shumë kohë. Dëshiroja të harroja atë moment të trishtueshëm dhe atë që kam përjetuar. Më zuri paniku. Kisha frikë të dilja në rrugë sepse mendoja se një plumb tjetër do të më qëllonte. Mjekët më thanë që pësova një vdekje klinike teksa isha duke u operuar, por më në fund jam gjallë dhe po shijoj jetën. Ndihem me fat”, tha Takieyah.
Top Channel