Dy dronë dhe 50 punonjës policie janë angazhuar për monitorimin e zonave të thella e pyjore në Dibër, sa i takon parandalimit të kultivimit të kanabisit.
Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.
Ndërkohë, shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, u konstatua një rast i kultivimit të kanabisit dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
Top Channel