Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi sot me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, Qeveria ka marrë ‘dritën jeshile’ për implementimin e Programit për rimëkëmbje ekonomike.
Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se gjatë viteve 2020/21, me ministrat e kabinetit të tij, do t’i angazhojnë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. “Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga COVID-19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.
Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti.
Top Channel