Foto nga qyteti i Librazhdit

LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme edhe në zonën e Librazhdit. Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur disa lagje të qytetit.

Për shkak të prezencës së madhe të ujit në rrugë, aksi nacional që lidh Elbasanin me Librazhdin është i bllokuar. Raportohet se në këtë aks ka edhe rënie gurësh pranë kthesës së Murrashit dhe rruga për momentin është e pakalueshme.

Ndërkohë në qytetin e Librazhdit është përmbytur fusha e sportit dhe godina e nënprefekturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA