Opozita e re parlamentare duket se po ecën në të njëjtën rrugë me opozitën jashtëparlamentare.
Pothuaj 1 vit nga marrja e mandateve opozita e re vendosi te bojkotojë për herë te parë punimet e Kuvendit për reformën zgjedhore. Për te treguar se e kane seriozisht tre drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare braktisën si fillim konferencën e kryetarëve ndërsa paralajmëruan bojkot te komisiomeve parlamentare.
“Grupi im demokrat nuk do vetoje një reforme pa lista te hapura, pa depolitizim te administratës dhe vote emigrantesh”, shprehet Myslym Murrizi.
“Ne pritje te takimit me Kryeministrit vendosem te bojkotojme komisionet parlamentare”, tha Edmond Stojku.
“Jemi 31 deputet ne tre grupe parlemantentare qe do votojme kunder reformes”, thotë Nimet Musai.
Për bllokimin e reformës ne Parlament, opozita e re duket se nuk i ka punët mirë me numrat. Adriatik Alimadhi i kërkoi kolegëve opozitarë te mos flasin ne emër te tij, ndërsa Lefter Maliqi deklaroi votën e tij pro reformës.
“Jane dhe 6 deputete qe do votojnë pro”, tha Lefter Maliqi.
Kryetari i Parlamentit u përpoq te zbusë opozitarët e rinj. Pasi i priti ne zyrë i siguroi se institucioni qe ai drejton do respektojë e ndjeshmërinë e tyre për realizmin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore.
Top Channel