Korniza e dialogut me Serbinë/ Hoti e prezanton para akademikëve: Tri shtylla janë të panegociushme

10/06/2020 20:04

Qeveria e Kosovës ka prezantuar para akademikëve, kornizën që do ta ndjek për rifillim të dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që pritet t’i dorëzohet bashkësisë ndërkombëtarë si qëndrim i shtetit për këtë proces.

Kjo kornizë Kryeministri, Avdullah Hoti tha se mbështetet në tri shtylla të pa negociueshme: integriteti territorial, njohja reciproke dhe organizimi kushtetues.

Dialogu për marrëveshjen finale Hoti tha se do t’i hap temat e padiskutuara si e të pagjeturve, dëmeve të luftës, e shfuqizimin e rezolutës 1244. Korniza negociuese parasheh që kryeministri të krijoj forumin e partive politike, të cilëve do t’u raportojë pas çdo takimi me palën serbe, pastaj krijimi i Këshillit të Ekspertëve për Dialog në përbërje nga Akademia e Shkencave dhe Arteve dhe shoqëria civile nga të cilët do të marrë propozime dhe një Komision Parlamentar për Dialog që do ta mbikëqyr procesin.

Nga ana tjetër akademikët kanë shprehur disa shqetësime në lidhje me negociatat.
Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës nis diskutimet me palët e ndryshme të interesit, sugjerim i bërë shumë vite më parë nga ndërkombëtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA