FOTO/ Nga “topolake” në super yll! 29-vjeçarja nxjerr në pah format trupore pasi humbi 92 kilogramë

10/06/2020 21:18

Simone Anderson nga Zelanda e Re, ka treguar se si ka arritur të humbasë plot 92 kilogramë për gjashtë vite.

29-vjeçarja rrëfen se në vitin 2014 peshonte 169 kilogramë, ndërsa tashmë peshorja tregon 77 kilogramë. Ajo thotë se në të kaluarën konsumonte ushqime me përmbajtje yndyrore dhe nuk merrej me aktivitete sportive. Ndërsa për të arritur një peshë optimale, zbulon se ka ndjekur një dietë strikte, ushtrime me orë të zgjatura dhe shumë vullnet.

“Dieta dhe të ushtruarit ishin çelësi i këtij rezultati. E besoni, kam humbur plot 92 kilogramë për gjashtë vite. Ndërsa tani konsumoj shumë pak ushqim dhe ushtrohem të paktën dy orë në ditë. Pesha nuk është se e ka ndryshuar Simone-n, unë jam po ajo e mëparshmja, e thjeshtë, e ëmbël dhe sociale me të gjithë”, u shpreh Simone.

Më tej Simone zbuloi se një nga arsyet e suksesit ishte dhe të hiqte dorë nga pijet alkoolike.

“Ti thuash jo pijeve alkoolike nuk është e lehtë, unë ja dola, me shumë vështirësi por ja dola. Të gjithë mundeni. Mjafton të besoni në vetvete”, tregon 29-vjeçarja.

FOTO GALERI
8/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA