Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Kukësit, pasi një i ri 16-vjeçar është mbytur në Liqenin e Fierzës.

Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA