Ndërsa restorantet dhe baret janë rihapur ose po rihapen për publikun, është e rëndësishme të kuptohet se ngrënia e një darke apo dreke, jashtë, rrit rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit.

Dy masat më të rëndësishme të shëndetit publik, për të mbajtur larg sëmundjen minimalisht, janë thuajse të pamundura në këto situata: Së pari, është e vështirë të ushqehesh apo të pish, kur mban një maskë. Së dyti, distancimi social është i vështirë në hapësira të vogla, zakonisht të mbushura me karrige pranë e pranë dhe kamarierë që enden mes tavolinave përgjatë gjithë kohës.

Por çfarë duhet të kërkojmë se si mund të reduktohet rreziku. E para, tavolinat duhet të jenë rreth 2 metra larg njëra tjetrës. Nëse kamarierët mbajnë maska, kjo përbën pak çlirim, por klientët që hanë dhe bisedojnë, munden sërish të përhapin virusin. Mbrojtja më e mirë e mundshme do të ishte ndarja e tavolinave me xhama apo plexiglas. Larja e rregullt e pjatave, gotave apo sendeve të tjera dhe zierja e pecetave dhe mbulesave të tavolinave, mjafton për të deaktivizuar virusin. Por pastrimi dhe dezinfektimi i tavolinës nga një palë klientë tek tjetra, është e domosdoshme. Menutë janë pak më problematike, në varësi të materialit.

Menutë plastike mund të dezinfektohen. Menu një përdorimshme do të ishin më ideale. Por duhet të kini parasysh, se edhe nëse dikush prej një sipërfaqe të infektuar, për sa kohë që ai nuk prek gojën, hundën apo sytë, është i sigurt. Ndaj, lani duart ose përdorni dezinfektuesin e duarve. Ndërkohë, rreziku i infektimit nga ushqimi është shumë i ulët. Por kuzhinierët duhet të mbajnë maska dhe të kenë higjienë të mirë të duarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA