KPK kofirmon në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj
08/06/2020 10:04
Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici, Genta Tafa tha se nga hetimi i thelluar Dodaj nuk kishte pasur probleme as në kriterin e figurës dhe as në atë të profesionalizmit, por sipas KPK u gjet me mungesë burimesh financiare vetëm për vitin 2008.
Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Top Channel