Fotografi shokuese! Përdori ibuprofen, vajza pëson djegie të tmerrshme në trup

08/06/2020 13:31

Një reagim të pabesueshëm pati trupi i 25-vjeçares Yothika Kaewkham, kur kjo e fundit përdori ibuprofen.

E reja nga Tajlanda kishte dhimbje koke dhe shkoi në farmaci të blinte ilaçin në fjalë. Ajo mori një pilulë në mëngjesin e 19 majit dhe një tjetër pas dreke. Pas disa orësh lëkura e saj filloi të kishte skuqje, kruajtje dhe dhimbje.

Yothika  i kërkoi bashkëshortit, Sorasak-it, që ta çonte në spital pasi dhimbja dhe djegia në të gjithë trupin u bë e padurueshme. Një mjek menjëherë e dërgoi atë në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) ku kaloi shtatë ditë duke marrë trajtim për një reaksion alergjik.

25-vjeçarja është shprehur se vuajtjet dhe dhimbjet e mëdha që kishte përjetuar e kanë mësuar që të mos marrë kurrë ilaçe pa recetë.

“Reagimi alergjik është lehtësuar, por mjeku ka thënë se trupi im do dojë një kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Ende ndjej dhimbje, por është e lehtë, shprehet vajza.

Dr Surachoke Tangwiwat, zëvendëssekretari i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Tajlandë, tha që reagimi i Yothika ndaj ibuprofenit ishte i rëndë. Ai tha se vajza ishte me fat që nuk ndërroi jetë nga alergjia ndaj ilaçeve.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA