Guardia di Finanza në brigjet e San Cataldo (Le) sekuestroi drogë me vlerë 3 milion euro, pasi ndaloi një gomone.

Dy kontrabandistë shqiptarë u arrestuan ndërkohë, bëjnë me dije mediat italiane. Ndërhyrja u krye nga vëzhgimet e shpejta të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza të Barit.

Në mes të natës u përgjua gomonia, e cila me shpejtësi të lartë po shkonte drejt bregdetit. Më pas Departamenti i Operacioneve Detare pas një ndjekje të shkurtër, ndaloi varkën me ngarkesën e saj të drogave disa milje larg bregdetit.

Oficerët gjetën 300 kg marihuanë dhe 10 kg hashash, i cili kapte vlerën e rreth 3 milion euro.

Varka e përdorur për trafikun e paligjshëm, rreth 6 metra, u sekuestrua ndërsa dy kontrabandistët shqiptarë, u arrestuan për posedim dhe trafik droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA