Darka, sekreti i rënies nga pesha/ Ja orari i duhur dhe ushqimet më të mira

07/06/2020 06:34

Një shprehje e urtë popullore thotë se njeriu duhet të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë sikur të ish i varfër. Idea pas kësaj shprehjeje është se darka duhet të jetë shumë e lehtë për një shëndet të mirë. Kur vjen puna tek rënia nga pesha, darka është shumë e rëndësishme, thonë ekspertët.

Sipas tyre, ulja e sasisë së ushqimeve të konsumuara në mbrëmje, do të nxisë urinë në mëngjes. Kësisoj, ju do të konsumoni ushqime të bollshme për vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe do ta nisni mbarë atë. Në mëngjes, njeriu ka nevojë për më shumë energji, ndërsa në mbrëmje jo. Darka, sipas ekspertëve, është aspekti kryesor i misionit për rënien nga pesha.

Ora e Duhur Për Të Ngrënë Darkë
Ekspertët e mjekësisë popullore kineze thonë se darka nuk duhet konsumuar kurrësesi pas orës 20:00. Sipas tyre, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, tëmthi dhe mëlçia janë tërësisht në punë për tu vetë rigjeneruar. Këto organe mbajnë mbi supe përgjegjësinë e madhe të tretjes, e cila nëse është e keqe do të ndikojë fort në përthithjen e ushqyesve.

Sasia e Nevojshme e Ushqimeve Të Darkës Për Rënien Nga Pesha
Sasia e ushqimeve që mund të hani në darkë varet nga individi dhe stili i tij i jetesës. Pavarësisht të gjithave, gjëja më e rëndësishme është që të mos hani më shumë se sa keni nevojë. Ju duhet të gjeni pikën ku jeni të kënaqur e të ngopur me ushqimin por jo domosdoshmërisht ta mbaroni të gjithë pjatën. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk do të shtoni në peshë, por do të përmirësoni tretjen dhe do të keni një bark më të sheshtë.

Ushqimet Më Të Mira Që Mund Të Hani Në Darkë
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve si: brokoli, kërpudhat, vezët e ziera, sallatat, avokado, frutat, supat me perime, spinaqin, fasulet e të tjerë. /AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA