Para disa ditësh Ardi Veliu u kritikua shumë pasi publikoi një video me armë të Zaida Çobos, djali i të cilës u dhunua nga policia pasi kishte thyer karantinën.

Veliu publikoj një video të zonjës Çobo me armë në dorë dhe për shkak të kësaj mori shumë kritika sa u kërkua edhe dorëheqja e tij.

Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka bërë me dije se është takuar me zonjën Çobo dhe i ka kërkuar ndjesë.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA