Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë Mali – Bajram Curri, në Pukë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë disa metra poshtë.

Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit, Mark Nika ka humbur jetën. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dhe një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat policore dhe autoambulancat.

Aksi në fjalë është një ndër më problematikët në qarkun e Shkodrës, ku ndër vite shumë persona kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA