Një 85-vjeçare nga Tirana është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri. Ajo ndërroi jetë në spitalin Infektiv dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv.

Ministria e Shëndetësisë që dha lajmin të premten në mbrëmje përsëriti thirrjen për të gjithë qytëtarët që të respektojnë rregullat e distancimit fizik, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake në këtë kohë pandemie.

Top Channel