Shërbime dinjitoze për banorët e Njësisë 1 në Tiranë, hapen zyrat e reja

05/06/2020 15:31

Banorët e Njësisë 1 në kryeqytet do të mund të marrin nga sot shërbimet në zyrat e reja, por edhe më shumë lehtësira.

Këtë e beri te ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjate inspektimit teksa lancoi edhe disa projekte te tjera për Njësinë nr 1, duke filluar nga rehabilitimi i zonës së ish-Tregut Elektrik, e cila sipas tij ishte kthyer në një landfill mbetjesh.

Kryebashkiaku u shpreh se në vlerësim të artit dhe artistëve, por edhe të kontributit që ata i kanë dhënë jetës kulturore, Këshilli Bashkiak ka vendosur të emërtojë disa rrugë të Tiranës me emrat e artistëve të shquar.

Ndërkaq, kryebashkiaku dha lajmin e mirë për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti. Pas përfundimit të vlerësimit të dosjeve, do të fillojë shumë shpejt pagesa në dorë për dëmet e lehta dhe rindërtimi për banesat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA