Për disa njerëz, rënia në peshë kalon kufinjtë e fiksimit. Për disa të tjerë, rënia në peshë është objektiv i arritshëm nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe aktiviteti fizik. Gëzimi që dikush ndjen kur shikon se ka humbur disa kilogramë ëshë i pamasë dhe shpesh i veshur me nuanca krenarie.

Megjithatë, të paktë janë ata që e dinë se çfarë ndodhë me yndyrnat e akumuluara dhe të humbura me kaq mund. Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrnat transformohen në energji. Kjo teori është e gabuar. Problemi me të qëndron në faktin se shkel disa prej koncepteve themelore të kimisë. Disa njerëz janë të mendimit që yndyrnat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur. Të paktë janë ata ekspertë shëndetësorë që mund të shpjegojnë se si humbet pesha, të dhënat e të cilëve AgroWeb.org i liston më poshtë.

Si Funksionon Metabolizmi i Yndyrës
Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes. Uji nga ana tjetër qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës. Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kg yndyrna humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kg del nëpërmjet lëngjeve të trupin.

Me fjalë të tjera, e gjithë pesha e tepërt del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Mund të duket e habitshme, por çdo gjë që ne hamë kalon nga mushkëritë. Sipas të dhënave çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrnë konvertohet në dioksid karboni dhe në ujë. E njëjta teori vlen edhe për alkolin.

Proteinat kanë të njëjtin fat. Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë. Kokrrat e misrit janë një shembull i kësaj teorie. Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut, organe dhe më pas avullon.

Hani Më Pak, Nxirrni Më Shumë
Natyrshëm lind pyetja nëse yndyrnat kthehen në dioksid karboni, a mund të humbasësh peshë thjeshtë duke marrë frymë? Për fat të keq, nuk funksionon kështu. E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin metabolik. Në rast se ju do të provonit të gjitha rrobat që keni në garderobë për 24 orë orë, do të nxirrnit plot 1200 gramë dioksid karboni nëpërmjet frymëmarrjes. Nëse ecni, gatuani, pastroni gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë./AgroWeb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA