Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Meksikë pasi një person gjeti vdekjen disa orë pasi ishte arrestuar nga policia.
Siç raportojnë mediat e huaja, viktima i quajtur Giovani Lopez ndërroi jetë pas dhunës brutale të ushtruar nga policia për shkak se ai nuk kishte veshur maskë kundër Covid-19.
Pikërisht kësaj ngjarje meksikanët i janë përgjigjur me zemërim dhe protesta të dhunshme kundër policisë. Kryesisht protestat janë përqendruar në qytetin e Guadalajara ku nuk munguan as zjarrvëniet.
Protestuesit u përleshën me oficerët e policisë jashtë pallatit të qeverisë, duke djegur automjete patrullimi dhe duke vizatuar grafite në ndërtesë. Ndërkohë policia u është përgjigjur duke rrahu protestuesit me shkopinj gome dhe duke i qëlluar me gaz lotsjellës.
Top Channel