Ngjarja e tmerrshme në Ukrainë/ Fëmija nuk pushonte së qari, edukatorja i lidh jastëkun. Humb jetën 1 vjeçarja(video)

05/06/2020 09:52

Një video e tmerrshme tregon se si një eduktatore e çerdhes lidhi një jastëk në fytyrën e një vajze një vjeçare – duke bërë që ajo të vdesë nga mbytja dhe të vjellat, shkruan Daily Mail.

Irina Sukhanova, 51 vjeç, është ndaluar nga policia në Zaporizhia, në jug-lindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.

Kujdestarja dëshironte të ndalonte vajzën Alesya të qante në ditën e parë të provës në çerdhen private – pasi u kafshua nga një fëmijë tjetër, por kjo rezultoi fatale.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel