Lideri i grupit “Dream Street”, Chris Trousdale ka ndërruar jetë dje si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Ai ishte 34-vjeç.

Lajmin e trishtë e bënë të ditur familjarët e tij për “TMZ” të cilët kërkuan të respektohej privatësia e tyre në këtë kohë kaq të vështirë. Ata nuk kanë pranuar të japin detaje të tjera sakaq, homazhet për artistin e ndjerë kanë nisur të mbahen menjëherë.

Chris Trousdale i’u bashkua “Dream Street” në vitin 1999 në moshën 14-vjeçare. Grupi i djemve u shpërbë në vitin 2002 pas publikimit të 2 albumeve muzikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA