Meta: Kur tolerohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, dhuna kthehet në sistem…

05/06/2020 11:13

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë kundër dhunës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, ku bashkangjitur ka shpërndarë foto nga protesta e djeshme, Meta shkruan se kur çdo formë dhunë nuk ndëshkohet, dhuna kthehet në sistem.

“Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem! Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre! ??”, shkruan Presidenti në “Facebook”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel