Filozofia për fëmijë/ Lira Gjika: Fuqia e fjalës ka ndikim të madh në jetën e tyre

05/06/2020 15:45

Le t’ja kushtojmë qershorin si muaj fëmijëve. E te përpiqemi që t’i orientojmë drejt librit, fuqisë së të menduarit dhe fjalës.

Filozofia e konsideruar si dija e dijeve ështe një ndër fushat kryesore sa i përket të sipërpërmendurave. Nuk mund të themi për fat të keq që në Shqipëri kemi literaturë të dedikuar filozofie për fëmijë, por përpjekje serioze ka! Kjo do t’ju mundësojë atyre një te ardhme me te mirë, sepse fuqia e fjalës e të menduarit ka ndikimin më te madh tek ajo që do te pasojë në jetë.

“Ne themi; filozofe e madhe apo filozof i madh ky. Apo ti me këto filozofitë e tua. E përçmojmë, sepse kërkon mund! Filozofia është maja e fjalës. Të ndihmon ta zhvillosh fjalën. Ne këtë nuk e bëjmë me fëmijët. Nëse do të mendojmë që nesër unë do të jem filozof i vetes sime nuk do të pranojmë që të ndikohemi nga tjetri dje të harrojmë veten dhe qëllimin tonë”, shprehet Lira Gjika.

Në modelet perëndimore autorët më të mëdhenj filozofikë përmblidhen në mënyrë të thjeshtuar shoqëruar kjo me ilustrime, çka e bën fëmijën të kapë thelbin e ideve të tij. Koleksione të tilla po botohen edhe në shqip.

Këto libra përveçse tregojnë se si figura të mëdha kanë përballuar probleme të mëdha, si i kanë zgjidhur nëpërmjet fjalës. Këto libra të mundësojnë fuqinë e fjalës. Të tregojnë fuqinë e vetes. Për shembull “Buburreci dhe Martin Hajdegeri” flet pikërisht për këtë, që në moshat deri në 12 vjeç ekziston frika nga vdekja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA