TIRANË- Pas takimit rreth 1 orë e 30 minuta, palët politike kanë arritur marrëveshjen për sa i përket administrimit zgjedhor duke u dakordësuar kështu për pikën e vetme ku nuk kishin gjetur konsensus për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë Top Channel ka siguruar ekskluzivisht, draft-marrëveshjen mes palëve në mbledhjen e Këshillit Politik.

Mësohet se komisionet Politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare dhe ato lokale. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ.  Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.  Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Në mbledhjen e sotme të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Pas takimit ndërkombëtarët kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur nga palët politike.

Draft-Marrëveshja: 

  1. Identifikimi elektronik: ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet te nise me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 % e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen te mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve ne zgjedhjet e ardhme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga CEC. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.
  2. CEC do të ketë një zv. komisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zv. komisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin deh zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë CEC në trajnimin për procedurën.
  3. Struktura e CEC do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zv. ekzekutiv. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.
  4. Grupet e numërimit: Dy grupe zyrtarësh jo-politikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri asiston dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita , ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.
  5. Qendrat e votimit: Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim te drejte (titulli i sakte ende i papercaktuar) nga pushteti dhe opozita, dhe tre te emëruar me lotari nga CEC, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si asistente, pa të drejtë vote.
  6.  ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit
  7.  Kolegji elektoral do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.
  8.  Procesi i Apelit: Kolegji Elektoral që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar (degjon apelimet që nuk nisin në Gjykatën Kushtetuese)
  9.  Depolitizimi: Nuk do të ketë ndryshime në adminsitratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare e lokale) Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e adminsitratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e adminsitratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.
  10. Përshtatja: Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që  të reflektojnë marveshjen PARA se ajo të kalojë në Parlament dhe PA ndryshime apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, Para votimit.
  11. Masa shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjhdhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me: blerjen e votës, presionin ndaj voruesve dhe adminsitratës, keqpërdorimin e adminsitratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës  apo manipulimin e rezultateve
  12.  Pikat e 1,2,3 7,8,9, 10 e 11 dhe shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e pritura parlamentare e lokale. Pikat 4,5,6, hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhsme parlamentare e lokale
  13. Shënim:
  14. Propozimi për qeveri tranzitore apo kryetar tranzitor të policis nuk janë kusht për aprovimin e sa më sipër. Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA