Ekskluzive/ Tiranës i kërkohet karantina! U ndesh me Bylisin, një nga lojtarët doli me covid-19. Rrezikohet kalendari

05/06/2020 20:23

Rasti pozitiv i pak ditëve më parë me Covid-19 te një prej futbollistëve të Bylisit dhe ndeshja me Tiranën e zhvilluar ditën e mërkurë rrezikon ndjeshëm mbarëvajtjen e kampionatit, sipas organeve shëndetësore në vend.

Edhe pse në protokollet e miratuara mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është e përcaktuar qartë që në rast se një futbollist rezulton pozitiv karantinohet vetëm lojtari dhe jo e gjithë skuadra, në prag të ndeshjes me ‘bardheblutë’ organet shëndetësore të qytetit të Ballshit kanë urdhëruar karantinimin e të gjithë ekipit të Bylisit, pavarësisht që rezultatit i tamponëve doli negativ për lojtarët e tjerë.

Ndërkohë që aktorët e futbollit i qëndrojnë protokollit të përbashkët të miratuar, nga organet e shëndetit publik vazhdon kërkesa për karantinimin tashmë jo vetëm të ekipit të Bylisit, por si rrjedhojë e ndeshjes së luajtur të mërkurën, është kërkuar zyrtarisht kontrolli me tampon i të gjithë lojtarëve dhe stafit të Tiranës që ishte në Ballsh dhe një vetëizolim i tyre deri në përfundim të hetimit epidemoiologjik. Gjithashtu në rekomandimet e shkresës që I ka dërguar njësia vendore e kujdesit shëndetësor të Tiranës, thuhet që edhe ndeshjet e këtij ekipi duhet të shtyhen deri në përfundim të hetimit.

Ndërkohë ‘bardheblutë’ duhet të nisen ditën e shtunë drejt Gjirokastrës ku do t’i duhet të luaj ndeshjen e radhës përball Luftëtarit. Gjithashtu të shtunën pritet që lojtarëve dhe stafit t’i merren mostarat nazofaringeale (tamponët), përgjigjja e së cilave kërkon një afat nga 8 në 12 orë. Paraprakisht të kontaktuar nga Top Channel asnjë nga futbollistët e Tiranës apo stafi nuk kanë ndonjë simptomë të dukshme apo gjendje dyshuese që mund të lidhet me sëmundjen e Covid 19. Nga ana tjetër organi I futbollit në vend thekson se do të vazhdojë të zbatojë protokollin e miratuar dypalësh dhe programin sportiv, pasi duke përjashtuar rastin e lojtarit të Bylisit ë rezultoi pozitiv, asnjë lojtar tjetër deri më tani nuk ka shenja apo nuk ka rezultuar pozitiv me gjithë kontrollet e bëra.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA