Video/ Pamje nga shpërthim me eksploziv i ”pallatit të VIP-ave”

04/06/2020 14:26

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka prishur ditën e sotme një pallat 6 katësh në Durrës.

Për këtë operacion janë hapur 300 vrima në trupin e objektit dhe u përdorën 2.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.
Pas ekspertizës, objekti ka rezultuar me dëmtime të shumta pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Nga mosmarrja e masave prej banorëve u dëmtuar disa xhama në një prej pallateve që ndodhej shumë pranë objektit të prishur.

IKMT vazhdon me intensitet të lartë, prishjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, për të hapur rrugët e ndërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti, për të hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për qytetarët.

Top Channel