JAKARTA – Një tërmet i shkallës 6.5 rihter goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).

Agjencia Kombëtare e Moti dhe Klimës ë Indonezi (BMKG) dha se tërmeti kishte një ndjeshmëri të shkallës  7.1 dhe thellësia ishte 111 km. Zëdhënësi i BMKG, Taufan Maulana i tha Reuters-it se nuk ishte shkaktuar dëme dhe tërmeti nuk përbënte një kërcënim për tsunami.

Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel