Në një ekran televiziv të ndarë në pjesë, një grup personash flasin në laptopet e tyre, me radhë dhe duke u përpjekur të mos flasin njëherazi.

Ajo që duket si një video konferencë korporatash, është në fakt një serial televiziv turk i xhiruar në izolim gjatë pandemisë së koronavirusit.

Turqia është e njohur për fiksimin e saj me dramat televizive, një sukses i madh edhe në eksport, dhe madje as kufizimet e marra për shkak të virusit nuk kanë mundur ta ndalojnë kastin e “Tutunamayanlar” që të vijojë punën.

Drama transmetohet në televizionin shtetëror TRT dhe ka vijuar të tërheqë teleshikuesit duke respektuar rregulloret strikte të izolimit gjatë pandemisë edhe nëse kjo do të thoshte jo makeup dhe jo aktorë që punojnë së bashku. Gjashtë episodet e fundit të sezonit, që u realizuan këtë javë, u filmuan në platformën e video-konferencave, Zoom.
Dogu Demirkol, që luan rolin e një të papuni që vazhdon të rrëzohet në jetë, thotë se aktorët po adaptohen edhe pse virusi ka kushtëzuar performancën e tyre.

“Nuk kam askënd pranë. Unë aktroj i vetëm dhe të tjerët po ashtu. Ndonjëherë dialogjet tona përplasen. Ne përpiqemi të performojnë pa ndërhyrë në rolin e tjetrit”.

Pandemia e koronavirusit ka detyruar turqinë të hyjë në izolim nga mesi i marsit duke marrë më shumë se 4500 jetë njerëzish. Qeveria tani ka filluar zbutjen e masave dhe ka lejuar rihapjen e restoranteve dhe kafeneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA