Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për jetën luksoze që bënë e mesa duket edhe gjatë karantinimit nuk është kursyer aspak!

Gjatë periudhës së pandemisë ajo ajo vendosi të izolohej në një fshat në veri-perëndim të Londrës, ku kishte planifikuar që të qëndronte atje vetëm disa ditë, por më pas Londra u fut në karantinë dhe izolimi i Ritës aty u zgjat.

Vendimi i Rita Orës për të qëndruar në Cotswolds përpara se qeveria të impononte bllokimin e mundësisë së largimit nga fshati në shtëpinë e saj në Londër, i ka kushtuar asaj jo më pak se 30 mijë funte (33 mijë euro), raporton Daily Star Online.

Por kjo është një shifër e vogël në krahasim me pasurinë e këngëtares, pasi të ardhurat e saj nga albumet dhe koncertet shkojnë në miliona euro.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel