Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas derdhjes së naftës në Arktik

04/06/2020 12:57

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi 20,000 ton naftë rrodhën në Arktik.

Derdhja ndodhi kur një rezervuar karburanti në një termocentral pranë qytetit Norilsk siberian u rrëzua të Premten e kaluar.

Presidenti Putin shprehu zemërim pasi zbuloi që zyrtarët mësuan për ngjarjen dy ditë më vonë.

Fabrika është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit dhe palladiumit në botë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA